Bota arabe mbështet rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Turqisë dhe Egjiptit

Bota arabe mbështet rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Turqisë dhe Egjiptit

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Liga Arabe dhe Parlamenti Arab kanë mirëpritur rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Türkiye-s dhe Egjiptit në nivel ambasadash, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite thuhet se Qeveria e Rijadit mirëpret rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Türkiye-s dhe Egjiptit në nivel ambasadash. Në deklaratë thuhet se ky hap në favor të vendeve dhe popujve të rajonit, do të rrisë sigurinë dhe paqen në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe do t’u shërbejë interesave të përbashkëta.

Ndërsa në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e EBA-së thuhet se “EBA mirëpret rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadash mes Republikës Arabe vëlla të Egjiptit dhe Republikës mike të Türkiye-s”. Po ashtu në deklaratën ku flitet me lëvdata për marrëveshjen mes dy vendeve vihet në dukje se ky hap i rëndësishëm do të përmirësojë urat e komunikimit dhe dialogut dhe do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit konstruktiv në rajon.

“Marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Türkiye-s do të forcojnë paqen dhe zhvillimin në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, do të shërbejnë për interesat e përbashkëta të dy popujve dhe vendeve dhe do të sigurojnë më shumë mirëqenie dhe zhvillim për ata”, thuhet në deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit në një deklaratë tha se janë të kënaqur nga vendimi për përmirësimin e marrëdhënieve mes Egjiptit dhe Türkiye-s dhe për emërimin sërish të ambasadorëve mes dy vendeve.

Parlamenti Arab në një deklaratë me shkrim e ka cilësuar si një “hap pozitiv” rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadash mes Egjiptit dhe Türkiye-s. Në deklaratë theksohet se ky hap do të sigurojë kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe për zgjidhjen e problemeve dhe krizave me të cilat përballen vendet e rajonit.

Në një deklaratë të përbashkët nga Türkiye dhe Egjipti, u theksua se Türkiye ka paraqitur për kandidat si ambasador në ambasadën e Kajros, Salih Mutlu Şen, ndërsa Egjipti si ambasador të tij në Ankara, Amr Elhamamy. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadash pritet të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet tregtare mes palëve në periudhën e re.

MARKETING