Lufta në Ukrainë, 43 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv

Lufta në Ukrainë, 43 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv

Të paktën 43 persona kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës duke përfshirë 12 fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të Kharkivit, Oleg Sinegubov, i cili tha se mes të plagosurve janë 12, një fëmijë një vjeç dhe një foshnje 10 muajshe.

“Xhamat e 8 ndërtesave shumëkatëshe në qytet u dëmtuan. Përveç kësaj, katër makina u dogjën dhe një tjetër u dëmtua”, ka shkruar Sinegubov në Telegram.

Sipas Andriy Yermak, kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës, rusët hodhën një predhë me eksploziv të lartë, e cila shkaktoi djegien e disa makinave dhe shkaktoi dëme në ndërtesat e larta.

 

MARKETING