Zelensky tregon kushtin e përfundimit të konfliktit: Nuk ka paqe për sa kohë Krimea mbetet pjesë e Rusisë

Zelensky tregon kushtin e përfundimit të konfliktit: Nuk ka paqe për sa kohë Krimea mbetet pjesë e Rusisë

Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e Ukrainës, është shprehur së fundmi Volodymyr Zelensky.

“Ne nuk mund ta imagjinojmë Ukrainën pa Krimenë”, tha presidenti ukrainas për CNN, ndërsa shtoi se “për sa kohë Krimea është nën administrimin rus, kjo do të thotë vetëm një gjë, lufta nuk ka përfunduar ende”.

I pyetur nëse mund të parashikonte një skenar në të cilin paqja mund të arrihet pa Krimenë, ai tha se kjo nuk mund të konsiderohet fitore.

Duke folur për rebelimin e shkurtër të organizuar nga shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, Zelenskyy tha se kjo tregon se Vladimir Putin “nuk kontrollon gjithçka”.

 

MARKETING