Kremlini: Në marrëveshjen e drithit nuk zbatohet pjesa që ka të bëjë me Rusinë

Kremlini: Në marrëveshjen e drithit nuk zbatohet pjesa që ka të bëjë me Rusinë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se në Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi nuk zbatohet pjesa që ka të bëjë me Rusinë, transmeton Anadolu.

Lidhur me mundësinë e heqjes së sanksioneve të SWIFT (sistemi ndërkombëtar i pagesave) ndaj të gjitha bankave ruse, përfshirë edhe Bankën Bujqësore të Rusisë (Rosselkhozbank) në kuadër të Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi, Peskov tha se në marrëveshje nuk zbatohet pjesa që ka të bëjë me Rusinë.

“Aktualisht shohim që një pjesë e kësaj marrëveshjeje nuk zbatohet. Ka edhe pak kohë deri në përfundimin e afatit të marrëveshjes. Por, nuk ka as shpresë se kjo pjesë do të zbatohet”, tha Peskov.

– “Institucionet ruse përmbushin detyrat e tyre”

Peskov foli edhe për rebelimin e armatosur muajin e kaluar të grupit mercenar “Wagner” ndaj qeverisë ruse.

Në pyetjen “Nëse ka reaguar apo jo Kremlini se Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) dhe forcat speciale të sigurisë nuk kanë mundur të parandalojnë këtë rebelim?” Peskov tha: “Nuk do të komentoj për këtë çështje. Të gjitha institucionet ruse përmbushin në mënyrë të rregullt dhe të drejtë detyrat e tyre. Presidenti tha se Forcat e Armatosura dhe forcat speciale janë në konsolidim të lartë në këto ditë të vështira dhe se i është mirënjohës atyre”.

Zëdhënësi Peskov nuk u përgjigj në pyetjen se shteti ka shpenzuar 1.7 trilion rubla për aktivitetet e “Wagner”-it.

MARKETING