Shpërthim i fuqishëm në veri – nuk raportohet për të lënduar
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pas mesnate në veri të Mitrovicës në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për veriun, Veton Elshani.
“Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52, është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te tre rrokaqiejt është ndëgjuar një detonim/shpërthim. Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi”, ka thënë Elshani.
Ai ka shtuar se mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bomb.
Elshani ka bërë të ditur se nuk raportohet për dëme materiale e as lëndime në njerëz.