Paris, Sulmohet me makinë banesa e kryetarit të bashkisë, plagosen gruaja dhe fëmija
Gjatë natës, sulmuesit në një makinë përplasën shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, L’Haÿ-les-Roses, thonë autoritetet.
Sulmi ndodhi në orën 01:30 (23:30 GMT), kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij.
Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë kur sulmuesit e panjohur u përplasën përmes portave dhe i vunë flakën makinës.
Kur gruaja dhe fëmijët e tij të vegjël tentuan të largoheshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën gruaja dhe një nga fëmijët.
Ishte “një tentativë vrasjeje e një frikacaku të papërshkrueshëm”, tha kryebashkiaku Jeanbrun.
Policia sipas mediave të huaja ka nisur një hetim.