Ukraina: Rusia ka përfunduar përgatitjet për sulmin në centralin e Zaporizhzhia-s

Ukraina: Rusia ka përfunduar përgatitjet për sulmin në centralin e Zaporizhzhia-s

Prej disa ditësh, Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po konsideron të nisë një sulm ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s.

Kyrylo Budanov, kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, ka thënë se Moska ka përfunduar përgatitjet e saj dhe vetëm duhet të japë miratimin, shkruan Sky News.

Shefi i spiunazhit tha se plani është “hartuar dhe miratuar” plotësisht dhe se pasi të jepet miratimi, sulmi “mund të ndodhë brenda pak minutash”.

Budanov përshkroi dy skenarë për një incident bërthamor, me njërin që forcat ruse mund të hidhnin në erë centralin nëse dëbohen nga bregu i majtë i lumit Dnipro.

Shpërthimi do të krijonte një zonë gri si një mënyrë për të parandaluar avancimin e Ukrainës.

Skenari i dytë do të shihte Moskën duke përdorur një katastrofë bërthamore si një “masë parandaluese”, duke ndaluar ofensivën e Ukrainës përpara se të fillonte dhe të ngrinte linjën e kontaktit.

MARKETING