Trazira të dhunshme në Francë, policia franceze arreston 150 persona
Protestues në Francë kanë djegur vetura dhe prona publike në periferitë e Parisit me incidente të ngjajshme edhe në vendet tjera të Francës pas incidentit me policinë ku mbeti i vrarë një 17 vjeçar. Presidenti francez Emannuel Macron ka bërë thirrje për qetësi, transmeton Gazeta Metro.
17 vjeçari i quajtur Nahel mbeti i vrarë gjatë një kontrolli trafiku dhe incidenti u kap në kamera duke shkaktuar zemërim tek të rinjtë në Francë sidomos në sidomos në lagjet periferike të Parisit.
Mbiemri i viktimës nuk është publikuar nga autoritetet dhe as nga familja e tij, raporton The Associated Press.
Trazirat fillimisht ndodhën të martën mbrëma në periferinë e Parisit të quajtur Nanterre e që është dhe vendi ku ndodhi incidenti. Trazirat vazhduan dhe të mërkurën ku policia franceze ka vënë në dispozicion rreth 2,000 polic për të mbajtur rendin dhe qetësinë.
Congratulations France .
Enjoy 😉
🇫🇷 FranceAlgerian muslims riots across multiple suburbs in Paris after police shot an Algerian thug.
The incident has sparked violent riots overnight, with cars and trash bins set alight and bus shelters destroyed while fireworks were set off… pic.twitter.com/47rbew7724
— AstroCounselKK🇮🇳 (@AstroCounselKK) June 29, 2023