Kurti konfirmon lirim e tre policëve të Kosovës: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi
Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe në veri të vendit tashmë janë të lirë.
Kurti më anë të një reagimi publik në Twitter ka thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar”, shkruan Kurti.
“Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, përfundon ai.
Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre.
Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku ishte kërkuar lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.