Parlamenti rus përpunon ligjin për mbajtjen nën kontroll të mercenarëve

Parlamenti rus përpunon ligjin për mbajtjen nën kontroll të mercenarëve

Parlamenti rus, i njohur ndryshe si Duma e Shtetit rus, po punon për një ligj për të mbajtur nën kontroll Grupin Wagner, sipas Andrey Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes.

Ka pasur spekulime të konsiderueshme për të ardhmen e Wagner-it që kur shefi i tij, Yevgeny Prigozhin, nisi një rebelim këtë fundjavë, duke shkaktuar trazira dhe tensione në vend para se ky i fundit të tërhiqej nga lëvizja drejt Moskës.
“Fati i Wagner nuk është përcaktuar, por nuk është e nevojshme ta ndalojmë , pasi kjo është një njësi e gatshme luftarake. Pikëpyetjet janë për lidershipin e Wagner, por jo për ushtarakët” tha Kartapolov për mediat ruse.

Vërejtjet e Kartapolov i bëjnë jehonë ato të zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, i cili tha të shtunën se ishte arritur një marrëveshje për “kthimin e Wagner në vendet e tyre. /Balkanweb

MARKETING