Wagner nisen drejt Moskës/ Autokolona po goditet nga helikopterët rusë
Grupi Mercenar Wagner është nisur drejt Moskës me një autokolonë ndërsa helikopterët rus po mundohet të pengojnë përparimin e mëtejshëm të këtyre trupave drejt kryeqytetit të tyre.
Yevgeny Prigozhin ka ngritur alarmin se trupat e tij po sulmohen nga ajri teksa avancojnë për të marrë më shumë territor.
Autokolona e Wagner sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare është nisur nga Voronezhi për të mbërritur drejt kryqytetit rus.
Me këtë lëvizje të shpejtë të grupit militar paraushtarak Wagner Presidenti i Rusisë Vladimi Putin po përballet me kërcënimin më të madh të dy dekadave të tij në pushtet teksa siç duket rusia po goditet nga një kryengritje ushtarake .
Si pasojë e situatës së tensionuar shumica e qytetarëve në Kryeqytetin Rus janë paralajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë daljet nga shtëpitë.