Edi Rama i mbyll sytë Albin Kurtit!

Edi Rama i mbyll sytë Albin Kurtit!

Shkruan: Emad MEHMETI

A ju kujtohet kjo fotografi⁉️ Kryeministri Kurti duke biseduar me dikë tjetër në një samit të rëndësishëm në Berlin, nga pas disa duar të mëdha për një moment ia kishin mbyllur sytë. Si për ironi të fatit terrin e shkaktuar në kokën e Kurtit e kishin realizuar duart e mëdha të kryeministrit Rama, vëllaut të një gjaku shqiptar.

Mbase për shumëkënd si për mua, ky akt u duk një humor i çastit, por nëse e analizojmë në këtë situatë (Kosovë-Serbi) kur Rama me ngulm po qëndron në anën e “faktorit ndërkombëtarë” e mikut të tij Vuçiç, del se në hajgaren e Ramës ka qëndruar gjysëm e vërteta e dëshiruar – për t’i mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë politikisht Kurtit.

Megjithëkëtë Rama duket se qartazi harron që në këtë rast ai nuk i mbyll sytë Kurtit, po popullit shqiptarë në Kosovë! Me gjeste idhnakësh, infantilësh.

E mira është se shqiptarët janë të bashkuar kur bëhet fjalë për territor e atdhe, edhe pse mund të kenë ndonjë kryeministër mëmëdheu, i cili, më shumë interesohet t’u mbyll sytë e horizontit vëllezërve të tij, ndërkaq me këtë me apo padashje t’i ndihmojë armiqtë shekullor.
#HistoriaPërsëritet #Fatkeqësisht

MARKETING