Modriq kërkon largimin nga Reali

Modriq kërkon largimin nga Reali

Luka Modriq mund të jetë largimi i madh nga skuadra e Real Madridit gjatë kësaj vere. “OK Diario” ka shkruar të enjten se kroati ka shprehur dëshirën të largohet nga ekipi spanjoll edhe pse më herët është raportuar se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon këtë muaj.

Mësohet se Modriq ka njoftuar klubin se dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite, pasi ka marrë një ofertë tejet joshëse.

Thuhet se kroatit një ekip saudit i ka ofruar kontratë trevjeçare në vlerë prej 120 milionë eurosh, arsye kjo për ta bindur të largohet nga Reali.

37-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2012 dhe me ekipin spanjoll ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.

Këtë edicion ai ka kontribuuar me 6 gola e 6 asistime në 51 ndeshje të luajtura.

MARKETING