Shqipëri, festime për fitoren e presidentit Erdoğan në zgjedhje

Shqipëri, festime për fitoren e presidentit Erdoğan në zgjedhje

Fitorja e presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në zgjedhjet presidenciale është festuar edhe në Shqipëri, raporton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Mbështetës të presidentit Erdoğan janë mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, duke festuar për fitoren e presidentit turk në zgjedhjet presidenciale në Türkiye.

Me flamuj të Türkiyes dhe Shqipërisë në duar dhe me automjete, është shprehur mbështetja për rizgjedhjen e presidentit Erdoğan.

Sipas të dhënave të Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Recep Tayyip Erdoğan është rizgjedhur president i Türkiyes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

MARKETING