Albin Kurti uron Erdoganin për fitoren: Mezi presim të thellojmë bashkëpunimin!

Albin Kurti uron Erdoganin për fitoren: Mezi presim të thellojmë bashkëpunimin!

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, raporton SHENJA.
Ai ka shkruar se mezi pret që të rritet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Përgëzimet e mia të sinqerta për Presidentin Rexhep Taip Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti. /SHENJA/

MARKETING