Dhuna në futboll, AZ përjashton nga stadiumi 43 tifozë

Dhuna në futboll, AZ përjashton nga stadiumi 43 tifozë

AZ Alkmaar ka marrë vendimin si klub në lidhje me ngjarjet që ndodhën 18 majin e kaluar në përfundim të gjysmëfinales së kthimit të Conference League kundër West Hamit. Në atë rast, një grup ultrasish holandezë sulmuan sektorin ku ndodheshin tifozët miq dhe familjarë të futbollistëve të skuadrës angleze.

Situata mund të kishte marrë shumë për keq, nëse një tifoz i West Ham që tanimë është bërë i famshëm, Knollsy , dhe më pas edhe vetë futbollistë të formacionit të West Hamit, nuk do të kishin ndërhyrë për të ndalur vrullin e grupit që kërkonte të sulmonte tifozët.

Tani, pak ditë më pas, klubi holandez ka marrë një vendim të rëndësishëm duke ju ndaluar hyrjen në stadiumin e tij 43 tifozëve. Jo vetëm kaq, AZ Alkmaar ka komunikuar se hetimet që janë në vazhdim mund të çojnë në marrjen e të njëjtit vendim edhe për të tjerë persona që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje dhe rrjedhimisht nuk do të mund të shohin më derën e stadiumit të tyre.

MARKETING