(FOTO) Largohen flamujt serbë, vendoset flamuri i Kosovës në Komunën e Zubin Potokut
Flamujt serb që ishin të vendosur ne objektin e Komunës së Zubin Potokut janë larguar, ndërsa, është vendosur flamuri i Kosovës.
Ndërsa më herët, kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të hyjë brenda objektit të komunës.
Gjatë hyrjes së tij në komunë, Zeqiri është shoqëruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.
Paraprakisht, Policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve./Telegrafi/