Përmbytjet në Itali zbulojnë pajisje shpërthyese të Luftës së Dytë Botërore

Përmbytjet në Itali zbulojnë pajisje shpërthyese të Luftës së Dytë Botërore

Përmbytjet në rajonin italian të Emilia Romagna kanë shkaktuar të paktën 15 viktima dhe kanë shkaktuar dëme, të cilat i kalojnë 5 miliardë euro.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ekziston një tjetër rrezik. Alarmi përkatës është sinjalizuar nga rajonet e Forlit dhe Ravenës dhe ka të bëjë me një tjetër pasojë të përmbytjeve.

Ujërat e vrullshëm dhe dëmtimet e shumta në tokat bujqësore kanë zbuluar pajisje shpërthyese të epokës së Luftës së Dytë Botërore , të cilat tani rrezikojnë të shpërthejnë.

Deri në këtë moment, në zonën e Ravenës, burra dhe gra të ushtrisë italiane kanë evidentuar 6 bomba të kësaj periudhe.

Mekanizmat janë neutralizuar, por ekspertët theksojnë se sigurisht që ka të tjerë dhe se duhet bërë çdo përpjekje që të mos rrezikohen kryesisht fermerët dhe banorët.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ka shumë mundësi që ujërat e vrullshme të kenë transportuar këto bomba të shekullit të kaluar në zona qendrore të qyteteve të ndryshme, çka do të thotë se rreziku është shumëfishuar.

Tani për tani, në shumë zona të rajonit Emilia Romagna, ushtria italiane ka vendosur në rrugë postera me fotot e mjeteve shpërthyese të gjetura dhe u ka kërkuar të gjithë banorëve të tregojnë sa më shumë kujdes.

MARKETING