OKB dhe Rusia diskutojnë për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

OKB dhe Rusia diskutojnë për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Siguria në centralin bërthamor më të madh të Evropës ishte fokusi i një takimi në Pekin midis Rafael Grossi, shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së dhe Alexey Likhachev, kreu i Rosatom, kompania shtetërore bërthamore ruse.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se ishte pjesë e “përpjekjeve të intensifikuara” të Rossi për të “shmangur një aksident bërthamor ose radiologjik”, shkruan Sky News.

Ndërkaq, nuk u dhanë detaje të tjera në lidhje me takimin.

Rusia e vuri nën kontrollin e saj uzinën në fillim të luftës dhe shqetësimet për sigurinë janë ngritur në disa raste.

Të hënën, termocentrali u shkëput përkohësisht nga energjia e jashtme dhe u ndez në gjeneratorët e furnizimit emergjent. Të dyja palët fajësuan tjetrin për ndërprerjen e energjisë elektrike.

MARKETING