Ministri i Energjisë i Katarit: Vetëm një dimër i ngrohtë mund ta shpëtojë Evropën këtë vit

Ministri i Energjisë i Katarit: Vetëm një dimër i ngrohtë mund ta shpëtojë Evropën këtë vit

Ministri i Energjisë i Katarit, Saad Sherida Al-Kaabi, tha se “E vetmja gjë që do të shpëtojë njerëzimin dhe Evropën këtë vit është një dimër i ngrohtë”, raporton Anadolu.

Ai i bëri komente gjatë Forumit Ekonomik të Katarit, ku vlerësoi zhvillimet e fundit në tregun e energjisë.

“Nëse ekonomia fillon të tronditet edhe në vitin 2024 dhe do të kemi një dimër të zakonshëm, mendoj se më e keqja ende nuk ka ardhur”, deklaroi Saad Sherida Al-Kaabi gjatë forumit në kryeqytetin Doha.

Ai theksoi se burimet e ripërtëritshme të energjisë mund të prodhojnë vetëm energji elektrike dhe se kjo nuk zgjidh problemet, por se vendet kanë nevojë për një përzierje adekuate të produkteve energjetike.

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë vitin e kaluar në shkurt, çmimet e energjisë, veçanërisht të gazit natyror, janë rritur ndjeshëm.

MARKETING