Vriten tre persona me kallashnikov në Marsejë të Francës
Sulmi vdekjeprurës sipas raporteve policore ndodhi në një automjet ku viktimat sapo kishin dalë nga një lokal nate dhe u qëlluan me kallashnikov.
Në automjet gjendeshin gjithsej pesë persona, mirëpo dy nga të mbijetuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes ashtu si edhe sulmuesit e panjohur, shtoi policia e qytetit jugor francez.
Arsyet e sakta të cilat sollën deri në vdekjen e viktimave ende nuk janë të qarta, mirëpo sipas autoriteteve zyrtare besohet se ngjarja lidhet ngushtë me tregtinë e drogës.
Numri i vrasjeve të ndërlidhura me drogën në Marsejë këtë vit ka shkuar në 21 viktima, raportuan mediet vendore.
Sipas hetuesve, viktimat ishin të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është i përhapur.