Tragjedi në SHBA, gruaja shtatzënë vret djalin e saj 2-vjeçar dhe më pas veten

Tragjedi në SHBA, gruaja shtatzënë vret djalin e saj 2-vjeçar dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një grua shtatzënë ka vrarë djalin e saj 2 vjeçar më pas veten. Mediat e huaja shkruajnë se 33-vjeçarja Elizabeth Lawley dhe djali i saj 2-vjeçar u gjetën të vdekur të mërkurën mbrëma brenda shtëpisë së babait të gruas.

Lawley ishte gjashtë muajshe shtatzënë kur ajo kreu vrasjen-vetëvrasje, tha policia. Babai i Lawley ishte i pari që pa vajzën dhe nipin e tij të vdekur. Fqinjët thanë se ai u kthye në shtëpi rreth orës 18:00 dhe supozoi se vajza dhe nipi i tij po flinin në një dhomë të veçantë të shtëpisë.

Vetëm në orën 20:30 ai shkoi të kontrollonte se çfarë po bënin dhe gjeti trupat e tyre të pajetë.
Vrasja-vetëvrasja e dukshme është e fundit në një varg vrasjesh familjare që përfshin SHBA kohët e fundit. Javën e kaluar, mjeku i Utah-s, Parth Gandhi vrau djalin e tij 16-vjeçar dhe më pas vrau veten brenda zyrës së tij.

Kombi është ende i tronditur nga vrasja e nënës së Massachusetts Lindsay Clancy – e cila vuante nga depresioni pas lindjes – e cila mbyti tre fëmijët e saj të vegjël përpara se të përpiqej te vriste dhe veten./abcnews.al

MARKETING