Sindikata pranë Drejtorisë Doganore me mbështetjen e të punësuarve në DAP

Sindikata pranë Drejtorisë Doganore me mbështetjen e të punësuarve në DAP

Organizata Sindikale e Drejtorisë Doganore në kuadër të AOGJSH-së  u ka dhënë mbështetje të punësuarve  nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të cilët sot dolën në protestë paralajmëruese duke kërkuar rritje të pagave për 30 për qind.

“Organizata Sindikale e Drejtorisë Doganore – AOGJSH është në proces të vendimmarrjes për protestë nëse nuk plotësohet kërkesa për pagesën e shtesës në pagë prej 30 për qind edhe  për të punësuarit e Drejtorisë Doganore (duke filluar nga janari i vitit 2023), sipas interpretimit autentik të miratuar nga Kuvendi i RMV-së”, thuhet në kumtesë.

MARKETING