Ndryshime te FC Shkupi, pesë futbollist drejt largimit nga Çairi

Ndryshime te FC Shkupi, pesë futbollist drejt largimit nga Çairi

FC Shkupi e mbylli sezonin në vendin e dytë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe këtë verë do ta përfaqësojë vendin në garat europiane. Mirëpo, te ish-kampionët me shumë gjasa do të ketë ndryshime të mëdha në aspektin e futbollistëve. Përveç, Fredy Alvarezit dhe Kristijan Naumovskit që tashmë janë larguar nga tabori bardheblu, nga Çairi priten të largohen edhe pesë futbollist tjerë. Bëhet fjalë për lojtarë si Vlladica Bërdarovski, Danfa, Margvelashvili, Xhelil Abdulla si dhe Melos Bajrami. Aktualisht skuadra e Shkupit është në pushim të merituar deri në 31 maj, ndërsa trajneri Xhihad Arsllan dhe stafi i tij menaxherial janë duke punuar për të kompletuar ekipin që do të luajë në garat e Europës.

MARKETING