LSM: Deklaratat e Besimit për rrogat e punëtorëve të pamatura
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot doli me kumtesë në të cilën reagon ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Fatmir Besimi, të punësuarit të presin për rritjen e rrogave deri në vitin 2024. LSM vlerësoi se deklarata e Besimit se nëse rriten rrogat e punëtorëve tani, do të ketë implikime ndaj inflacionit, është i pamatur.
“Vlerësimi i ministrit se dialogu në Këshillin ekonomik social për rritje të rrogave do të zgjasë dhe se do të zgjasë dhe së më shpejtë do të konstatohet metodologjia për rroga në sektorin publik (ajo kundër të cilës janë të gjitha sindikatat) me të cilën do të vihet rendi në rrogat e sektorit publik, do të mbetet vetëm dëshirë e tij. Deri kur Qeveria do t aktrojë dialog social, deri kur përfaqësuesit qeveritarë do të flasin një gjë me EMV, ndërsa tjetër nëpër mediume dhe nëse ndonjëherë do të turpërohen për atë që i rritën rrogën për 78 për qind në inflacionin më të madh, ndërkaq me asgjë nuk merituan një rritje të tillë”, ceket në reagimin e LSM-së.
Sindikata pyet edhe nëse funksionarët kanë ndërgjegje, kur flasin se nëse rriten rrogat e punëtorëve do të rritet inflacioni, përderisa 1100 prej tyre i kanë rritur rrogat.
“Deri kur me politika të këtilla të Qeverisë, punëtorët nuk do të kenë as për bukë as për thërrmija, ndërsa funksionarët për ëmbëlsira dhe deri kur punëtorët do t’i tolerojnë funksionarët e këtillë! Nuk ka shtet në Evropë dhe në botë ku funksionarët i kanë rritur rrogat e tyre për 78 për qind, ndërkaq rritja e vetme për punëtorët është vetëm orari i punës dhe atë për 78 për qind”, thuhet në kumtesë.
LSM bën thirrje punëtorët masivisht t’u bashkangjiten aktiviteteve të sindikatave në periudhën në vijim, duke cekur se “vetëm së bashku mund të luftojmë për të drejtat tona të punëtorëve!”.