Janë numëruar mbi 90% e votave në Turqi, ky është rezultati

Janë numëruar mbi 90% e votave në Turqi, ky është rezultati

Ka vazhduar numërimi i votave në Turqi dhe publikimi i rezultateve zyrtare nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi që u mbajtën gjatë ditës së sotme.
Për momentin janë numëruar 90.61% e votave, ndërsa vazhdon të ketë epërsi presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan, raporton SHENJA.
Ai deri tani ka 49.86% të votave, që nënkupton se për momentin do të shkohet në balotazh. Kundërshtari i tij më i afërt, Kemal Kiliçdarogllu ka 44.38% të votave.
Kandidati tjetër Sinan Ogan ka 5.30% të votave, ndërsa edhe pse u tërhoq nga gara për president, Muharem Inçe deri tani ka 0.46% të votave.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare nga 85.00% e votave të numëruar, AK Partia e Erdoganit së bashku me koalicionin kanë 50.32% të votave, ndërsa Aleanca e Kombit ka 34.65% të votave. /SHENJA/

MARKETING