Arsenali humb shpresat për titull, mposhtet thellë nga Brightoni

Arsenali humb shpresat për titull, mposhtet thellë nga Brightoni

Arsenali ka humbur pothuajse totalisht shpresa për titull të kampionit në Premierligë.

“Topçinjtë” u mposhtën në shtëpi 0:3 nga Brighton, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit anglez.

Enciso kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 51-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Kurse, goli i dytë erdhi në të 86-tën, kur realizoi Undav.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Estupinan shënoi për 0:3.

Kjo humbje ia shuan pothuajse krejtësisht shpresat për titull ekipit të Artetas, ndonëse jo matematikisht.

Ata gjenden në pozitën e dytë me 81 pikë, katër më pak se Manchester City, i cili ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Kurse, me këtë fitore Brighton del në vendin e gjashtë me 58 pikë. /Gazeta Express/

MARKETING