Për dy orë kanë rrafshuar murin mbrojtës të spitalit! Prokuroria cakton paraburgimin për dy persona që kanë tentuar të ndërtojnë parking në ambulantën e Bit Pazarit

Për dy orë kanë rrafshuar murin mbrojtës të spitalit! Prokuroria cakton paraburgimin për dy persona që kanë tentuar të ndërtojnë parking në ambulantën e Bit Pazarit

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë deri tek Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona ndaj të cilëve është ngritur procedura për veprën penale uzurpim i patundshmërive në pajtim me nenin 225. paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
“Të dyshuarit e moshës 45 dhe 42 vjeçare, në mënyrë të pacipë, kanë shembur me ekskavator një pjesë të rrethojës së poliklinikës “Bit Pazar” dhe kanë filluar ta rrafshojnë tokën afër objektit shëndetësor që nuk ishte në posedim të tyre, me qëllim që të njejtën ta kthejnë në parking, edhe pse nuk kishin lejen e duhur nga komuna për këtë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton SHENJA.
Prokurori publick kompetent propozoi masën e paraburgimit, thuhet në njoftim, duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rreziku që të dyshuarit ta përsërisin veprën
“Të dy treguan këmbëngulje të madhe për të realizuar veprimin e tyre dhe në vetëm dy orë arritën të shembnin gardhin dhe shtyllat e betonit për të lejuar makinerinë e ndërtimit të hynte në atë vend dhe derdhën një sasi të madhe rëre për të mbushur zone”, qëndron më tej në komunikatën e Prokurorisë.
Në kushtet e natës, në një vend veçanërisht të frekuentuar të qytetit, me gërmimet e tyre arritën deri në muret e spitalit, duke rrezikuar kështu aksesin në spital dhe shoqërimin e pacientëve në raste urgjente, thonë nga Prokuroria.
“Synimi i të dyshuarve ishte që gjatë fundjavës ta përfundojnë veprimin kriminal në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme duke vendosur rampën e tyre me të cilën do të uzurponin hapësirën dhe në të ardhmen do të përfitonin nga tarifimi i parkimit pa leje. Për prokurorinë, kjo tregon se tendenca e të dyshuarve ka qenë vazhdimi i kryerjes së veprave penale, gjë që justifikon frikën se ekziston rreziku që ta përsërisin veprën”, thuhet në njoftimin e Prokurirsë. /SHENJA/

MARKETING