(VIDEO) Bytyqi: Krusheva destinacion i turizmit alternativ

(VIDEO) Bytyqi: Krusheva destinacion i turizmit alternativ

Zëvendëskryeministri  për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot ka vizituar  komunën e Krushevës, ku nga atj tha se Krusheva është një destinacion i njohur turistik për adhuruesit e adrenalinës dhe turizmit alternativ si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.

Bytyqi së bashku me kryetarin e komunës Tome Hristoski analizuan punën e bërë nga programi për mbështetjen e konkurrueshmërisë lokale dhe rajonale në turizëm,  i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

FATMIR BYTYQI,ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Me kënaqësi dëgjoj se projekti i realizuar për rindërtimin e sallës sportive me rreth 45 milionë denarë, i siguruar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tërheq ekipet kombëtare dhe klubet për stërvitje në lartësi këtu në Krushevë, si dhe turistë të tjerë që tërhiqen nga përmbajtjet që ofron salla sportive, në të cilën përmes projektit për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale në turizëm është vendosur shkëmbi me mure për boldering dhe ngjitje, si dhe janë shënuar shtigje për biçikleta në gjatësi totale prej 40 km, janë vendosur dyqane për suvenire në Gumenjë”

Bytyqi deklaroi  se Qeveria gjithmonë do të mbështesë iniciativa të tilla, të cilat potencialin tonë turistik do ta bëjnë konkurrues ndërkombëtarisht për të tërhequr sa më shumë turistë dhe për ta promovuar vendin si destinacion atraktiv turistik.

FATMIR BYTYQI,ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Përfitimet për ekonominë tonë vendase nga investimet e bëra në kuadër të Projektit për Konkurrueshmëri Lokale dhe Rajonale janë të shumëfishta: Rritja e numrit të turistëve, atyre vendas, dhe turistëve nga e gjithë bota, kjo rezulton në nevojën për vende të reja pune, të reja, mundësi zhvillimi dhe të ardhura më të mëdha për ekonominë tonë”

Ndërkaq,  kryetari i komunës së Krushevës, Tome Hristoski, tha se Krusheva ka një nga 14 historitë më të suksesshme në kuadër të projektit të PKLR-së, përmes të cilit qyteti promovohet me sukses.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING