Kalisi: Shumica e qytetarëve në Kosovë japin mbështetje absolute presidentit Erdogan për shkak angazhimit të tij për çështjen e Kosovës

Kalisi: Shumica e qytetarëve në Kosovë japin mbështetje absolute presidentit Erdogan për shkak angazhimit të tij për çështjen e Kosovës

Analisti politik Mehmet Kalisi duke folur për zgjedhjet në Turqi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se edhe në Kosovë, këto zgjedhjet kanë shfaqur një interesim të jashtëzakonshëm.

Ai tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për shqiptarët e Kosovës.

“E para është një rol jashtëzakonisht impresiv i madh, proaktiv i Qeverisë së presidenti Erdogan, që qëllimisht e theksoj, qeverinë e presidentit Erdogan, dhe e dyta është për shkak të një numri të madh që kemi të bashkëkombësve tanë që jetojnë në Turqi. Kjo na bënë që neve si shqiptarë të ndjekim këto zgjedhje, të cilat kanë një ndikim edhe tek në Kosovë”, tha Kalisi.

Ai tha se në Kosovë nuk ka një kryeministër si Rama, i cili shfaqi përkrahje të hapur, por, tha ai, në deklaratë janë të kujdesshëm të mos prononcohen.

Kalisi tha se një masë e qytetarëve e rëndomtë e Kosovës, të cilët në shumicë ushqejnë një simpati të jashtëzakonshme ndaj presidentit Erdogan, pikërisht për shkak jetëgjatësisë së tij politike, impaktit dhe angazhimit jashtëzakonisht të madh të shtetit turk në Kosovë, duke filluar prej para luftës tek deri këto kohëra.

MARKETING