Stoltenberg: Lufta në Ukrainë po formëson pikëpamjen e Kinës për Tajvanin

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë po formëson pikëpamjen e Kinës për Tajvanin

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë po nxit Kinën të llogarisë një pushtim të mundshëm të Tajvanit, tha të mërkurën për CNN Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ajo që po ndodh në Europë ka rëndësi për Azinë dhe ajo që ndodh në Azi ka rëndësi për Europën”, tha Stoltenberg për CNN.

“Siguria është globale. Pekini po vëzhgon nga afër se çfarë ndodh në Ukrainë, çmimin që po paguan Presidenti Putin, por edhe shpërblimet e mundshme. Pra, ajo që ndodh në Ukrainë në fakt ka rëndësi për llogaritjet që po bën Pekini, Kina në lidhje me Tajvanin, për shembull,” tha ai.

 

MARKETING