Për supersfidën ndaj Interit, Leao bën stërvitje të diferencuar

Për supersfidën ndaj Interit, Leao bën stërvitje të diferencuar

Me derbin e Italisë që po afron, duket se Rafael Leao do të jetë mungesa e madhe e kësaj sfide.Portugezi mori një dëmtim në sfidën e ditës së shtunë ndaj Lazio, duke lënë fushën në minutën 11.

Në ditën e sotme në Milanello, 23-vjeçari ka zhvilluar stërvitje të diferncuar nga grupi. Leao sot ka zhvilluar vetëm stërvitje në palestër por nuk ka zhvilluar stërvitje me topin.

Nga këto zhvillime duket se mungesa e Leao është thuajse e sigurtë në derbin e parë. Milani do të gjejë përballë Interin në gjysmëfinalet e Champions League, ditën e mërkurë në orën 21:00.

MARKETING