Sulmi me dron në Kremlin, Moska akuzon SHBA: Vendimet s’merren në Kiev, por në Uashington

Sulmi me dron në Kremlin, Moska akuzon SHBA: Vendimet s’merren në Kiev, por në Uashington

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se qëndrojnë pas një sulmi me dron gjatë natës në Kremlin, i cili thotë se synonte të vriste Vladimir Putinin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “vendimet për sulme të tilla nuk merren në Kiev, por në Uashington”.

“Kiev bën vetëm atë që i thuhet të bëjë,” u tha ai gazetarëve në një konferencë.

Peskov nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimet, por ai tha se një hetim urgjent ishte duke u zhvilluar.

Dje, zyrtarët amerikanë thanë se Shtëpia e Bardhë nuk kishte asnjë paralajmërim për një sulm me dron në Kremlin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi dyshime mbi akuzat e Kremlinit pas ngjarjes dhe tha: . “Nuk mundem në asnjë mënyrë t’i konsideroj si të vërteta pretendimet e Mokës. Unë do të trajtoja me shumë rezerva çdo gjë që buron nga Kremlini. Do të shohim se si cilat janë faktet”.

Ukraina ka mohuar gjithashtu përgjegjësinë për sulmin./Opinion.al

MARKETING