Shkëndija hakmerret ndaj Makedonija GJP

Shkëndija hakmerret ndaj Makedonija GJP

Shkëndija e Tetovës rigjen rrugën e fitores, pasi sot mundi 3:1 Makedonija Gjorçe Petrovin, në duelin hapës të xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor, njofton SHENJA.

Kuqezinjte tetovarë diktuan ritmin e lojës gjatë gjithë kohës, teksa golat e fitores u shënuan nga Milev, Çinari dhe Ramadani.

Ndërkaq, goli i Fazli për miqtë rezultoi vetëm për statistikë. Ndryshe xhiroja e 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut kompletohet të dielën me katër takime tjera që do të luhen nga ora 16:00. /SHENJA/

MARKETING