Djali i zëdhënësit të Kremlinit i bashkohet luftës në Ukrainë

Djali i zëdhënësit të Kremlinit i bashkohet luftës në Ukrainë

Djali i zëdhënësit të presidentit Vladimir Putin ka shërbyer për grupin rus Ëagner në Ukrainë. Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha një gazete se e kishte ndjerë si detyrë për të luftuar krah forcave ruse.
“Ishte me iniciativën time,” tha gjatë intervistës 33-vjeçari, babai i së cilit ka shërbyer si zëdhënës i Putinit që nga viti 2008.

I pyetur për pikëpamjet e babait të tij për shërbimin e tij, Nikolai ai u përgjigj duke thënë se ai ishte krenar për të. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Dmitry Peskov, i cili nuk i shmanget deklaratave publike për çështje të ndryshme.

Ndërkohë, të paktën pesë raketa ruse kanë goditur qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv dhe zonat përreth vonë të shtunën mbrëma, duke shkaktuar disa dëme në ndërtesa.
Ndërsa në qytetin rus të Belgorodit më shumë 3000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre ndërsa një eksploziv ishte asgjësuar. Dy ditë më parë një avion luftarak rus hodhi aksidentalisht një bombë në qytet.

MARKETING