Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius: Ukraina ka të drejtë të sulmojë territoret ruse
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se operacionet e forcave të armatosura ukrainase në shtetin rus janë krejtësisht të pranueshme.
Zyrtari thekson se situata në të cilën një vend i sulmuar depërton në territorin armik gjatë një konflikti, për shembull, për të ndërprerë linjat e furnizimit, është absolutisht normale, raporton dw.
“Për sa kohë që qytetet, civilët dhe objektet civile nuk sulmohen, ne do të duhet ta pranojmë. Është ngurruese, por duhet të ndodhë, për shembull, të shkurtohen rrugët e furnizimit”, tha ministri gjerman.
German Defenсe Minister considers operations of Ukraine's Armed Forces on territory of Russia acceptablehttps://t.co/x95s1XVW42 pic.twitter.com/5m7xJKVXXp
— European Pravda (@EuropeanPravda) April 21, 2023
Më herët, Pistorius tha se lufta e nisur nga Rusia ishte një pengesë për bisedimet rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Ministri vuri në dukje se NATO duhet të peshojë “me kujdes” çdo hap drejt përfshirjes së Ukrainës në Aleancë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetin ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.