7 ditë sulme në Sudan, OBSH: 413 të vrarë dhe mbi 3 mijë të plagosur

7 ditë sulme në Sudan, OBSH: 413 të vrarë dhe mbi 3 mijë të plagosur

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se 413 janë vrarë dhe 3,551 janë plagosur në Sudan që nga fillimi i armiqësive gjashtë ditë më parë.

Shpërthime dhe të shtëna me armë tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, në orët e para të mëngjesit të ditës së parë të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e Ramazanit, pavarësisht shpresave të OKB-së për një armëpushim.

Pavarësisht armëpushimit, pesë milionë banorët e Khartoum- it u zgjuan sot për të shtatën ditë nga tingujt e sulmeve ajrore, shpërthimeve dhe përleshjeve. Luftimet janë të përqendruara në Khartoum dhe Darfur.

Në kryeqytet, ku banorët tani jetojnë pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike, shumë familje po përpiqen të largohen, duke kaluar përmes Forcave të Mbështetjes së Shpejtë dhe postblloqeve të rregullta të ushtrisë, ndërsa kufomat shtrihen buzë rrugës.

Midis 10,000 dhe 20,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë kaluar në Çadin fqinjë javën e kaluar, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Dy palët ndërluftuese deklarojnë rregullisht fitore dhe hedhin akuza kundër kundërshtarëve të tyre, pretendime që është e pamundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

 

MARKETING