FBI arreston dy agjentë kinezë në SHBA

FBI arreston dy agjentë kinezë në SHBA

FBI-ja ka arrestuar dy agjentë të dyshuar kinezë dhe ka akuzuar dhjetëra të tjerë të dyshuar si të lidhur me një operacion të paligjshëm policor në Manhattan. Të pandehurit dyshohet se drejtonin një “stacion policie të padeklaruar” në një lagje të Manhatanit, raportojnë mediat e huaja.

Të pandehurit pritet të dalin para gjykatës të hënën. Liu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç, përballen me akuza për komplot duke vepruar si agjentë të qeverisë kineze pa informuar autoritetet amerikane si edhe për pengim të drejtësinë, raporton Reuters.

“Kjo ndjekje penale zbulon shkeljen flagrante të qeverisë kineze të sovranitetit të kombit tonë duke krijuar një stacion policie sekrete në mes të qytetit të Nju Jorkut,” tha në një deklaratë Breon Peace, prokurori më i lartë federal në Brooklyn.

 

MARKETING