(VIDEO) Krerët shtetërorë dhe partiak urojnë besimtarët ortodoks

(VIDEO) Krerët shtetërorë dhe partiak urojnë besimtarët ortodoks

Besimtarët ortodoks  sot festojnë festën më të madhe të tyre- Pashkët. Krerët shtetërorë dhe partiak  kanë dërguar letra urimi për këtë festë. Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, porositi që këtë festë t’ua kushtojnë më të afërmve dhe bëri thirrje që  të dhurojnë buzëqeshje, harmoni dhe optimizëm.

STEVO PENDARVOSKI,PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Sinqerisht shpresoj se Pashkët do të sjellin optimizëm dhe inspirim për të bërë vepra të mira dhe të ndihmojmë nevojtarët pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe etnike. Të fusim dritë dhe ngrohtësi në jetët tona duke kundërshtuar të gjitha krizat, problemet dhe sfidat”

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në urimin e tij ka shkruar se rruga e drejtë vë në provë besimin, për të forcuar vullnetin, që është e vetmja mënyrë për të arritur paqen dhe mirëqenien kolektive.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Në këto kohë lufte në kontinentin evropian dhe një krizë ekonomike dhe energjetike botërore, është më se e nevojshme të rivendoset zëri i ndërgjegjes tek të gjithë dhe të ngrihet mbi interesat personale, për të siguruar së bashku prosperitetin dhe perspektivat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”.

Festat këtë vit përputheshin apo ndërroheshin me njëra tjetrën në mënyrë alternative dhe kjo nxiti në secilin prej nesh ndjenjë solemne e cila na inkurajon dhe jep shpresë për të nesërme më të mire. Kështu  thuhet ne urimin e Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

TALAT XHAFERI,KRYETAR I KUVENDIT

”Agjëronim bashkë, edhe pse në mënyrë tjetër dhe kohëzgjatje të ndryshme, ndanim tryezat e Iftarit bashkë, me kultivimin e zakoneve dhe traditave, ashtu siç ka qenë dhe jam i bindur do të jetë edhe në të ardhme. Vetëm kështu të bashkuar mund të marrim vendime të cilat do të jenë për përparimin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sigurinë e saj ekonomike dhe energjetike dhe sigurinë e kufijve dhe qytetarëve të saj”

Ndërkaq, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në urimin e tij deklaroi se jetojmë në kohëra përplot me sfida, ndasi, urrejtje ndaj njëri-tjetrit, por edhe në kohë të padrejtësive tëmëdha.

HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

 “Kur shohim se nga duart ton ana heqin shpresën, ëndrrat – të rinjtë e kësaj shoqërie të cilët të shtrënguar nga ankthi i pushtetit detyrohen që fatin e tyre ta kërkojnë në vende tjera, jashtë vendlindjes. Kemi detyrë, e imja, e juaja, e përbashkët – t`i japim fund kësaj situate dhe t`i ndryshojmë gjërat”

Urime për Pashkët ortodokse ka dërguar edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

ALI AHMETI,KRYETAR I BDI-SË

“Qoftë kjo ditë feste reflektim frymëzues për praktikimin e sa më shumë veprave të mira, për hapërim të përbashkët në rrugën e virtyteve, për shtrirjen e dorës së ndihmës dhe pajtimit mes njëri – tjetrit”

Urime të njejta kanë dërguar edhe nga shumë zyrtarë tjerë shtetërorë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING