Këto janë masat që pritet t’i zbatojë Qeveria e RMV-së me 80 milionë euro fonde të BE-së
Maqedonia e Veriut më 9 mars mori 80 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në konferencë për shtyp theksoi se këto mjete përdoren për mbështetje buxhetore në vend.
Euroambasadori në vend, Dejvid Gir, tregoi se kjo mbështetje financiare do t’i ndihmojë qytetarët që të përballen me kërkesat që u shfaqën si pasojë e krizës energjetike. Portalb.mk, pyeti në Sekretariatin për Çështje Evropiane se si më detajisht do të përdoren këto mjete, nga ku thanë se ndarja e parave të BE-së bëhet sipas aktiviteteve të përcaktuara, me indikator, në Planin akcional.
“Kjo ndihmë financiare është mbështetje e drejtpërdrejtë e buxhetit dhe ndihmë për atë që tashmë është duke bërë Qeveria, pra atë që do të marrë përsipër për zbatimin e Planit akcional për energjetikë”, thanë nga SÇE ku bashkëngjitur dërguan edhe Planin akcional me aktivitetet e parapara. Nga ky plan akcional vërejtëm se një pjesë e masave janë në zbatim e sipër që prej viteve 2021 dhe 2022, ndërsa gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm pritet të zbatohen edhe 3 masa të tjera.
Gjatë dy viteve dhe gjatë këtij viti, Qeveria po zbaton katër masa edhe atë:
Masën për transferimin e parave/subvencioneve për amvisëritë për të kapërcyer rritjen e faturave të energjisë elektrike
1.1 Subvencione për energji për amvisëritë
Shfrytëzuers: 787 991 familje sipas numrit të pikave matëse
Çmimi i parashikuar i masës: 173 milionë euro
Përshkrimi: Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike nga EMV është 100 euro/MWh. Çmimi i EMV për furnizues universal është 48 Eur/MWh, i cili zëvendëson 52 Eur/MWh. Mbështetja llogaritet si diferencë ndërmjet kostove të prodhimit prej 100 Eur/MWh dhe çmimit 48Eur/MWh. Konsumi total i vlerësuar i amvisërisë është 3313 GWh, duke mbuluar periudhën tetor 2022–dhjetor 2023. Baza e llogaritjes është konsumi vjetor i parashikuar i ekonomisë familjare.
1.2 Ulja e barrës tatimore për furnizimin me energji
Shfrytëzues: 611,000 familje
Kostoja e parashikuar e masës për periudhën 01/09/2022-30/06/2023: 28 milionë euro Përshkrimi: Ulja e normës së rregullt të TVSH-së nga 18% për furnizimin me energji elektrike për familjet, në një normë preferenciale prej 5% (korrik 2021-dhjetor 2022) dhe në 10% (janar-qershor 2023).
Implikimet totale fiskale (01/09/2022- 30/06/2023): 1,72 miliardë MKD (afër 28 milionë euro)
Në këtë masë, ka edhe shumë nën-masa të tjera që janë në zbatim e sipër.
Masën për mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të siguruar vazhdimësinë e biznesit
Masën për investimet në burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik dhe
Masën për fushata komunikuese për paketën energjetike
Ndërkohë, gjatë këtij viti dhe vitit 2024, me fondet e dhuruara nga BE-ja, vendi do të zbatojë edhe tre masa të tjera, të paktën sipas këtij Plani veprimi edhe atë:
Masa 1: Përmirësimi i Kornizës Strategjike
3.1 Miratimi i një plani veprimi për agjendë të gjelbër kombëtare – Plani kombëtar i veprimit është në zhvillim e sipër me projektin rajonal EU4Green
3.2 Miratimi i Strategjisë së rishikuar të Energjisë, e cila pasqyron qëllimet e heqjes graduale të qymyrit, përfshirjen e hidrogjenit, investime në ruajtje dhe bateri – Strategjia kombëtare energjetike 2020-2040
3.3 Miratimi i Planit të Veprimit për tranzicion të drejtë, duke krijuar mekanizma menaxhues dhe monitorues -Draft plani është paraqitur në Qeveri në nëntor 2022
3. Miratimi i një Plani të rishikuar Kombëtar veprimi për Energjinë dhe Klimën, që pasqyron objektivat e dekarbonizimit deri në vitin 2030 – PAEK-u (Plani akcional për energji dhe klimë) i parë tregues i miratuar në qershor 2022
3.5 Miratimi i Strategjisë për rindërtimin e objekteve – Nuk ka strategji në këtë moment
Masa 2: Përmirësimi i kuadrit legjislativ
4.1 Miratimi i një rregulloreje të re nënligjore lidhur me BRE (prodhues-konsumatorë) -Korniza ligjore ekziston, por ka nevojë për harmonizim shtesë me ndryshimin e ri të Ligjit për energjetikë
4.2 Ligji për ndërtim – Kuadri ligjor ekziston, por ka nevojë për harmonizim të mëtejshëm në lidhje me procedurat e ndryshme administrative dhe që lidhen me zbatimin e legjislacionit të prodhuesve për efikasitet energjetik.
4.3 Transpozimi i plotë i Paketës për energji të pastër (përfshirë energjinë e rinovueshme) -Legjislacioni kombëtar ekzistues duhet të përafrohet më tej me Paketën për energji të pastër
4.4 Miratimi i rregullativës nënligjore të nevojshme për zbatimin e Ligjit për energjetikë– Ligji për energjetikë është në fuqi dhe ka nevojë për harmonizim shtesë me legjislacionin e BE-së për energjetikë.
4. Përgatitja e një vlerësimi të kërkuar nga Direktiva për efikasitet energjetik – Në këtë moment nuk ka vlerësim. Vlerësimi do të pasqyrojë zbatimin e legjislacionit në lidhje me PROSUMER (amvisëritë dhe bizneset e vogla).
4.6 Miratimi i akteve nënligjore, sipas Ligjit për efikasitet energjetik – Ligji për efikasitet energjetik ekziston, por aktet nënligjore nuk janë në fuqi.
4.7 Miratimi i ligjit për biokarburantet – Do të futet ligj i ri për të përafruar Direktivën e BRE-ve (burimet e rinovueshme të energjisë) në lidhje me sektorin e transportit
Masa 3: Përmirësimi i kuadrit institucional
5.1 Riorganizimi dhe fuqizimi i institucioneve shtetërore që merren me politikën energjetike – Raporte nga projekti i riorganizimit shtetëror i financuar nga BE-ja dhe disa ndërhyrje të financuara nga donatorët
5.2 Formimi dhe funksionalizimi i Fondit për efikasitet energjetik – Aktualisht nuk ka asnjë fond funksional për EE (efikasitet energjetij). Fondi EE po përgatitet me mbështetjen e Bankës Botërore
5.3 Operacionalizimi i tregut të një dite më parë – NEMO (operatori i nominuar i tregut të energjisë elektrike) është krijuar, megjithatë, tregu i një dite më parë nuk ekziston
5.4 Ndarja e sektorit të gazit dhe certifikimi i OSTE (Operatori i sistemit të transmetimit të energjisë) për shoqërinë aksionare për burimet kombëtare të energjisë – OSTE për gazin nuk është i certifikuar sipas Paketës së Tretë energjetike
Kujtojmë se BE-ja, e cila përveç ndihmës së vazhdueshme financiare për projektet që janë pjesë e agjendës së reformës, Maqedonisë së Veriut i ka dhënë edhe mjete grant për përballim me krizën.
Në vitin 2020 gjithashtu edhe Republikës së Maqedonisë së Veriut i është ndarë grant prej 40 milionë eurosh përkrahje buxhetore e drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike të shtetit në përballjen me krizën e shkaktuar nga pandemia KOVID-19. /Portalb/