Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Takimi i Ministres së Jashtme gjermane Analena Berbock me homologun e saj kinez Qin Gang ishte i pritshëm pas vizitës së fundit të Emmanuel Macron në Kinë dhe deklaratave të tij për “autonominë strategjike” të Europës përballë SHBA-së në raport me Kinën.

Europa nuk duhet të veprojë si një “vasal” i SHBA-së, deklaroi ai, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe një sërë analizash ndërkombëtare për formimin apo edhe riorganizimin e skenës gjeopolitike ndërkombëtare në hijen e luftës në Ukrainë dhe në frikën e një konflikti të  ri midis Kinës dhe Tajvanit.

Megjithatë, duke u rikthyer në “terrenin” gjerman dhe marrëdhëniet komplekse kino-gjermane, ministrja e Jashtme gjermane shkoi në Pekin me dy kërkesa kryesore, të cilat ia shprehu homologut të saj kinez:

Së pari, ajo bëri thirrje për një de-përshkallëzimin e menjëhershëm ushtarak në ngushticën e Tajvanit, sepse, siç i tha homologut të saj kinez, një konflikt ushtarak në rajon do të ishte një skenar i frikshëm si për Kinën dhe Tajvanin dhe më gjerësisht për ekonominë globale.

Së dyti, Analena Burbok i kërkoi udhëheqjes kineze të intensifikojë thirrjet drejtuar Moskës për t’i dhënë fund, si një vend agresor, luftës në Ukrainë, duke përdorur efektivisht ndikimin e saj në Kremlin.

Megjithatë, ajo ka shprehur shumë herë hapur kritika të forta ndaj Pekinit, duke kërkuar gjithashtu një qëndrim më të rreptë nga qeveria gjermane.

Në një postim të botuar në revistën Der Spiegel, 93 deputetë socialdemokratë nga i ashtuquajturi “rrethi i Seekheimer”, një nga tre nëngrupet kryesore historike brenda partisë Social Demokratëve bëjnë thirrje për një politikë më të koordinuar dhe më realiste ndaj Kinës, duke kritikuar drejtpërdrejt qëndrimin e Analena Burbock si dhe zëvendëskancelarit Robert Hambeck.

Siç theksojnë ata, me 250 miliardë euro në vit, tregtia kino-gjermane është katër herë më e madhe se ajo me Rusinë, përpara se të fillonte lufta në Ukrainë.

“Një ndërprerje e papritur e marrëdhënieve tregtare me Kinën do të ishte një fatkeqësi ekonomike”, paralajmërojnë deputetët socialdemokrat.

“Prandaj një strategji koherente ndaj Kinës nuk duhet të jetë një strategji ‘anti-kineze’”, theksojnë ata.

Megjithatë, kreu i komisionit të çështjeve europiane në parlamentin gjerman nga të Gjelbrit, Anton Hofreiter, ofroi mbështetje për qëndrimet e Burbock për Kinën, duke kujtuar në një intervistë me radiostacionin gjerman DLF se Gjermania nuk duhet të përsërisë me Kinën gabimet që bëri me Rusinë.

Ai madje bën thirrje për një linjë të bashkuar nga partitë e koalicionit për politikën e Kinës, duke pasur parasysh se, siç ka qenë prej kohësh e qartë, të Gjelbrit dhe Liberalët kërkojnë më shumë pavarësi politike dhe ekonomike nga Pekini.

Rrethet brenda socialdemokratëve, sidoqoftë, si kancelari, duket se ndjekin një qëndrim më të moderuar.

MARKETING