(VIDEO) Lidhja Demokratike kërkon që ekspertët ta analizojnë marrëveshjen me “Bechtel dher Enka”

(VIDEO) Lidhja Demokratike kërkon që ekspertët ta analizojnë marrëveshjen me “Bechtel dher Enka”

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit këmbëngul që Marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D  me kompaninë “BECHTEL DHE ENKA” të publikohet dhe t’i nënshtrohet analizës së ekspertëve dhe debatit publik, aq më tepër që shkak për ndryshimet ligjore janë detyrimet e përfshira në marrëveshj, të cilat janë  pranuara nga negociatorët dhe qeveria.

 PARTIA LIDHJA DEMOKRATIKE

“Lidhja Demokratike u bën thirrje të gjithë deputetëve që të refuzojnë vazhdimin e debatit për ligjet në procedurë të shkurtuar dhe të insistojnë që ato të debatohen në një diskutim të rregullt dhe publik, pasi Qeveria të qëndrojë prapa ligjeve dhe jo një grup deputetësh”.

Edhe  VMRO -DPMNE ka kërkuar që marrëveshja të bëhet publike. VMRO madje kërkon që prokuroria publike ta hetojë marrëveshjen që ka nënshkruar qeveria me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D. Sipas tyre në marrëveshje thuhet se  nëse deri më datë 22 prill nuk kalon ligji për 60 orë punë në javë shteti  më 23 prill duhet ti paguajë kësaj kompanie  53 milionë euro.

Ndërkaq Kryeministri Dimitar Kovaçevski të ejten tha se Marrëveshja e qeverisë me kompaninë “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d nuk është sekret shtetëror por ka një shkallë besueshmërie. Ai theksoi se marrëveshjen do t`ua jep vetëm institucioneve, dhe jo opinionit të gjerë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/  

 

 

MARKETING