Albin Kurti: Duke luftuar për lirinë, Albani mori diplomë e dëshmorit të kombit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Akademi në përkujtimore kushtuar studentit, dëshmorit të kombit, Alban Ajeti, tha se itineraret e rrugëve që kanë ndjekur dëshmorët e ndërtojnë hartën e lirisë së kombit në të cilën çdo vend dhe çdo udhë duhet regjistruar dhe shënuar me përpikëri.
“Me nofkën pëllumbi Alban Ajeti kishte luftuar si luftëtar i brigadës 171 në zonën operative të Karadakut. Vërtetë jetët e dëshmorëve janë prerë nëpër betejat por zgjatimet e tyre shtrihen nga e kaluara e kohës së luftës drejt të tashmes tonë në pafund forma. Albani nuk arriti të përfundonte studimet për farmaci dhe nuk arriti të merrte diplomë nga UT-ja, sepse koha ja kërkojë që statusin e studentit ta këmbente me atë të luftëtarit të lirisë. Por pikërisht duke luftuar për lirinë e Kosovës, ai e mori diplomën e dëshmorit të kombit, diplomë që asnjë universitet në botë nuk ta lëshojë e të cilën Albani e mori nën emblemën e UÇK-së”, ka deklaruar Albin Kurti, raporton SHENJA.