Amerikani i dyshuar për publikimin e dosjeve sekrete të Pentagonit, po lexonte një libër në verandë para arrestimit të tij
Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Massachusetts, i cili u arrestua të enjten në lidhje me rrjedhjen e disa dokumenteve sekrete të Pentagonit, ishte i ulur në një verandë duke lexuar një libër para se agjentët federalë ta arrestonin, sipas pamjeve nga kanali i lajmeve WCVB-TV.
Jack Texeira, 21-vjeç, u arrestua në lidhje me marrjen dhe publikimin e informacioneve të klasifikuara amerikane që tregonin për luftën në Ukrainë dhe detaje të tjera për SHBA-në, transmeton Telegrafi.
Texeira, besohet të jetë udhëheqësi i një grupi privat në platformën e mesazheve për ‘gamera’ Discord i quajtur “Thug Shaker Central”.
Washington Post gjeti se një burrë të cilit i referoheshin anëtarët e tjerë të grupit si “OG” – me gjasë 21-vjeçarit Texeira – nisi të ndante dokumente sekret në këtë grup në fund të vitit 2022. Mediumi e përshkroi këtë burrë si adhurues i armëve.
Kur agjentët federalë arritën më në fund për të arrestuar Teixeiran, ai me sa duket ishte ulur në verandë i qetë duke lexuar një libër.
BREAKING: Sky 5 was overhead as federal agents swarmed a Mass. home and detained a man amid the probe into leaked classified documents about the Ukraine war. https://t.co/5FCrFgz3QZ pic.twitter.com/cwdp4yWJLK
— WCVB-TV Boston (@WCVB) April 13, 2023