(VIDEO) Mariçiq: Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese takohet pas festave
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka deklaruar se grupi punues për ndryshimet kushtetuese do të takohet pas festave dhe do t’i formulojë propozimet. Më pas do të hapet një diskutim publik.
BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Po shfrytëzojmë harkun kohor të plotë që kemi dhe po nisemi nga një supozim se të gjithë do të jenë të përgjegjshëm si në nivelin e detyrës ashtu edhe në nivelin e qeverisjes në këtë proces. Ministria e Drejtësisë ftoi partitë dhe ekspertët që të propozojnë përfaqësuesit e tyre. Shumica prej tyre e bënë”.
Mariçiq në studio 10, në televizionin 24, tha se grupi punues duhet të diskutojë se si në mënyrë racionale dhe më të arsyeshme të propozohen amendamentet
BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Çdo parti ka të drejtë të ngrejë çështje kur ngrihet një çështje madhore si Kushtetuta, por mendoj se do të ishte më mirë nëse i lëmë ato çështje të zgjidhen në një fazë të mëvonshme, dhe tani të fokusohemi se si të arrijmë 80 deputetë, për ti shtuar në Preambulë pjesë të popullit malazez, kroat dhe bullgar”.
Ai shpreh keqardhjen që VMRO-DPMNE-ja e humbi mundësinë për të marrë pjesë në një proces kaq të rëndësishëm, siç e humbi hyrjen në NATO. Mariçiq tha se nëse amendamentet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, shteti do të ketë bllokadë të negociatave që kanë nisur de fakto dhe de jure.
Samir Mustafa /SHENJA/