(VIDEO) Gjobiten 220 këmbësorë, nuk i respektuan rregullat e trafikut
Përveç shoferëve të automjetëve, Ministria e Punëve të Brendshme, është treguar e pa mëshirshme edhe për kombësoret, të cilët nuk i respektojnë rregullat. Nga MPB njoftonë se gjatë ditës së djeshme policia ka dënuar 220 këmbësorë nga të cilët 204 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00, policia ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga këmbësorët. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 220 këmbësorë, nga të cilët 204 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë”.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 107 lloje të tjera kundërvajtjesh.
Nga MPB gjithashtu infromojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. MPB theksoi se këmbësorët duhet ta kalojnë rrugën në vizëbardha dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet.
Samir Mustafa /SHENJA/