LSDM: Shteti nuk do të paguajë gjoba për korridoret 8 dhe 10d, siç gënjen VMRO-ja
LSDM vlerëson se nuk janë të vërteta pretendimet e VMRO-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.
Partia në pushtet thekson se partia më e madhe opozitare është kundër çdo projekti strategjik në shtet dhe, siç pretendojnë ata, për këtë arsye po shpërndan qëllimisht gënjeshtra për projektin më të madh 1.3 miliardë euro.
LSDM njofton se si me çdo marrëveshje tjetër ku investitori dhe kontraktuesi kanë të drejtat dhe obligimet e veta dhe sipas marrëveshjes së lidhur, kontraktuesi mund të punojë në kushte ku zbatohen dispozitat ekzistuese ligjore.
“VMRO-ja kriminale është e fundit që thërret dikë për këtë temë, sepse për shkak të komisioneve të zyrtarëve të tyre dhe projekteve të dështuara, autostrada Kërçovë-Ohër mbeti e ngecur me vite, projekt ky që tani po ndërtohet intensivisht pasi që u larguan mangësitë. Kjo i kushtoi vendit shumë”, thonë nga LSDM.