(VIDEO) Gati e gjithë opozita i refuzoi grupet e punës për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Gati e gjithë opozita i refuzoi grupet e punës për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetues, duke vlerësuar se në këtë fazë është e pakuptimtë dhe se qeveria dëshiron ta politizojë procesin. Pas thirrjes së djeshme të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bojan Mariçiq drejtuar VMRO-DPMNE-së që të përfshihen në proces dhe ti shprehin qëndrimet e tyre në kuadër të grupit punues, Mickoski tha se nuk do të merret më me atë çështje.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

 “Ne nuk do të marrim pjesë në grupin e punës, e kemi thënë shumë herë më parë, i kemi dhënë edhe arsyet sepse puna e këtij grupi punues është totalisht e kotë në këtë fazë. Edhe ekspertët më të lartë juridikë komentojnë për këtë, se ky hap i parë është një përcaktim praktik i nevojës së hapjes së Kushtetutës, edhe nëse janë dy të tretat, atëherë formohet  Komisioni Kushtetues dhe pas saj shqyrtohen amendamentet etj”.

Edhe Alternativa nuk do të marrë pjesë në një grup të tillë pune. Nënkryetari I partisë, Zeqirja Ibraimi  theksoi se arsyeja e këtij vendimi është se për ata nuk mund të ketë grupe pune për t’i hartuar ose përgatitur ndryshimet kushtetuese derisa nuk ka konsensus politik ndërmjet partive politike për t’I mbështetur këto ndryshime, përmes të cilave duhet të hapet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

 

ZEQIRIJA IBRAHIMI, NËNKRYETAR I ALTERNATIVËS

 “Alternativa nuk mund të ulet në një tavolinë dhe të flasë në këtë temë me parti që ende nuk janë deklaruar për propozim-amendamentin e saj kushtetues për luftën kundër korrupsionit.

 Derisa nëpër gjykata çdo ditë raportohen lëndë të korrupsionit që dështojnë për shkak të vjetrimit të tyre, ndërsa qeveria dhe partitë e tjera heshtin ndaj propozimit tonë për tasanksionuar me kushtetutë mosvjetrimin e lëndëve të korrupsionit politik, ne nuk kemi asnjë detyrim që t’u përgjigjemi ftesave për të bërë fotografi dhe për të aktruar se gjoja jemi për ndryshime kushtetuese”.

Po ashtu edhe Lidhja Demokratike nuk do të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Ata  konsiderojnë se para fillimit të procedurës për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, është e nevojshme që Bullgaria të sigurojë reciprocitet, të njihen maqedonasit dhe të mund të organizohen dhe bashkohen përmes krijimit të qendrave kulturore, shoqatave të qytetarëve dhe formave të tjera, me qëllim të kultivimit dhe afirmimit të veçorive kulturore, gjuhësore e historike, të drejta që kanë në Maqedoni të gjitha bashkësitë etnike, duke përfshirë edhe bullgarët.

LIDHJA DEMOKRATIKE

 “Përderisa Bullgaria mohon popullin maqedonas, si dhe autenticitetin e gjuhës maqedonase, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të fillojë procedurë për ndryshimin e Kushtetutës”.

Edhe Partia Socialiste e Maqedonisë më herët ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në grupet e punës.  Partitë kanë kohë deri të hënën për të propozuar anëtarë të grupit të punës, ndërsa nga mesi I muajit pritet që grupi tia nisë puës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA

MARKETING