(VIDEO) Dita Ndërkombëtare e Romëve, krerët e shtetit kërkojnë të ndërgjegjësohemi
Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 Prilli, u dërgoi një mesazh urimi pjesëtarëve të komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se me Strategjinë e re për Përfshirjen e Romëve 2022-2030, kanë një plan për të drejtuar politikat e shtetit për të tejkaluar bashkërisht problemet që janë prej dekadash.
STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Të dashur bashkëqytetarë, komuniteti rom është pjesë e pandashme e mozaikut multikulturor të shoqërisë sonë dhe është e nevojshme të vazhdojmë të ndjekim vlerat evropiane të barazisë dhe respektimit të të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë”.
Kryetari I parlamentit Talat Xhaferi tha që pjesëtarët e komunitetit rom, duhet ta shohin këtë ditë si një njohje dhe konfirmim nga shteti dhe institucionet.
TALAT XHAFERI KRYETAR I PARLAMENTIT
“Me atë rast shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë ju të nderuar qytetarë, pjesëtarë të komunitetit rom, ta shihni këtë ditë si një njohje dhe konfirmim nga shteti, institucionet, bashkëqytetarët tuaj dhe shoqëria në tërësi se jeni një pjesë përbërëse e qëllimit të këtij mozaiku”
Edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski në manifestimin në Qeveri, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve tha se përkushtimi i tij personal, si dhe përkushtimi i Qeverisë duhet të ndërtojë një shoqëri të barabartë dhe kohezive, në të cilën qytetarët dhe komunitetet do të ndihen të sigurtë dhe do të kenë mundësi të barabarta për zhvillim personal dhe profesional.
Gjithashtu edhe minsitri i punëve të brendshme Oliver Spasovski , Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq dhe përfaqësues të tjerë uruan Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke thanë se romët janë pjesë e pandashme dhe jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme e mozaikut të Maqedonisë së Veriut.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/