Bytyqi: Vendimet e nxituara për pagat e funksionarëve mund të shkaktojnë dëme
Qëndrimi i Qeverisë në lidhje me heqjen e dy dispozitave për pagat e funksionarëve publik është i qartë – Qeveria ka dhënë mendim negativ, dërguar Gjykatës Kushtetuese, në të cilin bën me dije se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta pranojë iniciativën dhe se duhet të mbetet në dispozitat e mëparshme, të na shfuqizoj, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Sipas Bytyqit, e gjithë kjo mund të mbyllet me ligj, por nuk është mirë të merren vendime të nxituara si reagim ndaj diçkaje, sepse kjo vetëm mund të shkaktojë më shumë dëme.
“A zgjidhen me ligj të gjitha problemet lidhur me personat e zgjedhur dhe të emëruar? A mund të shkaktohet dëm nga një reagim i nxituar? Po, mundet, sepse vendimi përveç zyrtarëve, ministrave dhe deputetëve përfshin edhe gjyqtarë dhe persona të tjerë të emëruar. Vendimet nuk duhet të merren si reagim ndaj një momenti të caktuar. Dëmi mund të jetë shumë më i madh sesa të marrësh një vendim si reagim, sesa të ulesh dhe të gjesh një zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë, në mënyrë të drejtë”, theksoi Bytyqi për “Vin-Vin”.
Siç theksoi Bytyqi, nëse metodologjia e pagave për të gjithë sektorin publik përputhet me sindikatat, e njëjta metodologji do të përsëritet për individët e zgjedhur dhe të emëruar.